Ariu i murrmë në pyjet e Mokrës ka rënë në një çark të ngritur nga persona që i gjuajnë këto kafshë. Ariu është parë nga banorë të zonës të cilët e kanë raportuar videon pranë ADZM për të bërë të mundur lirimin e kafshës.
Ditën e sotme disa specialistë të Zonave të Mbrojtura janë nisur drejt zonës, në pyjet e fshatit Çezmë për të bërë të mundur lirimin e ariut të murrmë.