Chelsea arriti të siguronte një fitore teje të vuajtur ndaj Crystal Palace në “Stamford Bridge”.
Një pjesë e parë që pa të dy ekipet të kërkonin shkëputjen në rezultat por që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1.
Të parët që kaluan në avantazh ishin blutë e Londrës, ku në minutën e 13’, Malo Gusto asistoi për ukrainasin Mudryk dhe ky i fundit nuk gaboi përpara portës.
Por ende pa u mbyllur pjesa e parë, në të 46’, ka qenë Olise i cili ka barazuar shifrat për Crystal Palace.
Pjesa e dytë sheh edhe Brojën të aktivizohet, konkretisht në minutën e 71’, me sulmuesin shqiptar që nuk dha një performancë e cila pritet të përmbushë pritëshmërit e trajnerit dhe tifozëve.
Golin e fitores Chelsea e shënoi në minutën e 88’, ku Madueke shënoi nga pika e bardhë.
Me këtë rezultat, Chelsea renditet në vendin e 10 me 25 pikë, ndërsa Crystal Palace në vendin e 16’ me 18 pikë.
Shikoni golin Chelsea 1-0 Crystal Palace
Shikoni golin Chelsea 1-1 Crystal Palace
Shikoni golin Chelsea 2-1 Crystal Palace