Shpërthimi i një autoboti të mbushur me lëndë djegëse ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 40 personave në Liberinë qendrore.
Automjeti cisternë u përmbys përgjatë një rruge në qytetin Totota, rreth 130 km larg nga kryeqyteti, Monrovia.
Ai shpërtheu në flakë, menjëherë pasi njerëzit nxituan për të marrë karburant nga cisterna, thanë dëshmitarët okularë.
Dhjetëra njerëz të tjerë janë dërguar në spital, teksa shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë për shkak të djegieve.