-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata rrëzon SPAK-un dhe pranon kërkesën e Belerit për spiunin që e futi brenda

Kryesoret

Gjykata e Posaçme pranon ankimimin e Belerit ndaj Arsen Ramës.
Gjykata e Posaçme shfuqizoi kështu vendimin e SPAK.
Njoftimi i Gjykatës:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e kallëzimit penal të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, të bërë ndaj shtetasit A.R për kryerjen e veprës penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga neni 305/b të Kodit Penal, ka regjistruar kallëzimin penale Nr. 211 të vitit 2023.

Pas vlerësimit të kallëzimit penal të sipërcituar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 11.10.2023 vendosi: “Mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin penal Nr. 211 datë 09.10.2023 të depozituar nga shtetasi Dhionisios Alfred Beleri. Ky vendim i njoftohet kallëzuesit, i cili ka të drejtën e ankimit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve nga marrja dijeni.”.

Vendimi i mësipërm është ankimuar në Gjykatë nga kallëzuesi më datë 23.10.2023. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore në respektim të nenit 291 pika 3 të K.Pr.Penale. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 75/a, 112, 290 dhe 291 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenin 305/b të Kodit Penal, duke vlerësuar se Prokuroria e Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka kompetencë lëndore për shqyrtimin e kallëzimit të bërë nga ankuesi Dhionisios Alfred Beleri, me vendimin Nr. 426, datë 28.12.2023, vendosi:

Pranimin e ankimit të paraqitur nga shtetasi Dhionisios Alfred Beleri.
Shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket kallëzimit Nr. 211 datë 09.10.2023”, datë 11.10.2023.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit