Një shtëpi një katshe është shkrumbuar totalishtë nga flakët gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në Njësinë Administrative Golaj, Bashkia Has.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëses nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit duke shkrumbuar gjithçka brenda banesës.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur të lënduar, ndonëse në shtëpi ka pasur familjar në momentin e zjarrit.
Mendohet se shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndij elektrike, gjithsesi grupi i punës në komisariatin e Hasit në bashkëpunim me prokurorinë e Kukësit po bëjnë verifikimet e duhura për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit në këtë banesë.
Familja e S.Meshit, pas djegies së banesës, ka ngelur në qiell të hapur.