Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar sot në orën 12:40 në Rodos.
Tërmeti ka ndodhur në një distancë prej 445 km në juglindje të Athinës.
Në veçanti, epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën detare 11 kilometra në lindje të Rodosit, siç njoftoi Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës në emër të katër enteve që përbëjnë Rrjetin e Unifikuar Kombëtar Sizmologjik.