-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati i Belerit: Dëshmitari ishte një tjetër person

Kryesoret

Në seancën e sotme të Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të Himarës avokatët mbrojtës shprehën se dëshmitari që ishte sjellë si provë nga prokuroria ishte një tjetër person.

“Prokuroria tha se ka qenë Arseni në këtë foto dhe ne i sollëm dëshmitarin e vërtetë dhe provoi që nuk ishte i njëjti person. Është Thoma Bogdani dhe pranoi që ka qenë në këtë foto më datën 10 ora 10. U provua qartë se është një tjetër. E gjeti BKH-ja në fazën e mbikëqyrjes. Edhe ne e gjetëm personin dhe e sollëm meqë jemi në fazën e dëshmitarëve”, tha ai.

Gen Gjyzari, avokati i Fredi Belerit deklaroi se prokuroria ka hapur telefonin e kryebashkiakut të zgjedhur.

“Qëndrimi i zt.Beleri është konstant, kërkon proces të rregullt dhe ligjor. Nuk i është garantuar deri në këtë moment. Është proces me dy standarde. Celulari është hapur që në ditët e para. Iu garantoj që po të shikonin elementë të paligjshëm në celular do ta linin ata? E kanë hapur, iu siguroj”, deklaroi ai për mediat.

Gjykata i refuzoi kërkesën, Beleri: Janë manipuluar provat, ndihem i diskriminuar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit