Loja dhe “ping-pongu” vazhdon. Avokatët e Sali Berishës i janë përgjigjur Gjykatës së Posaçme e cila njoftoi se deri në orën 16:00 të pasdites së sotme nuk është depozituar asnjë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Për avokatët thonë se nuk iu është vendosur në dispozicion vendimi i papranueshmërisë se kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
“GJKKO të informojë, se cila është arsyeja qe deri ne orarin zyrtar nuk vuri ne dispozicion vendimin e papranueshmërisë se kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka sikurse i’u premtua avokateve zyrtarisht dhe verbalisht”, u shprehën ata në reagimin e tyre. Tashmë beteja ligjore do të vazhdojë nesër përballë.
Gjykata e Posaçme dje e shtyu për nesër seancën për ish-kryeministrin, Sali Berisha për t’i dhënë kohë avokatëve mbrojtës të dorëzojnë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka.
Pas tre seancash ku u dëgjuan të gjithë, SPAK që kërkon arrest shtëpiak dhe avokatët që kërkojnë refuzim të prokurorisë, gjykata do të vendosë nesër.
Nesër vendimi/ Gjykata: Avokatët e Berishës nuk kërkuan përjashtimin e Gjokës