-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër vendimi/ Gjykata: Avokatët e Berishës nuk kërkuan përjashtimin e Gjokës

Kryesoret

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi pasditen e sotme se nuk ka asnjë kërkesë me shkrim të paraqitur nga avokatët e Sali Berishës për të përjashtuar gjyqtaren Irena Gjoka.

Avokatët dje njoftuan se për të disatën herë depozituan kërkesën që kishte në thelb largimin e gjyqtares. Por në njoftimin për mediat, gjykata thotë se “nuk ka asnjë kërkesë me shkrim për përjashtimin e gjyqtares nga procesi”.

“Përshëndetje të nderuar! Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët. Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin” njofton zyra e shtypit  e GJKKO.

Kjo do të thotë se afati mbaroi dhe se avokatët nuk mund të kërkojnë më përjashtimin e gjyqtares Gjoka. Vendimi për Sali Berishën nëse do të do të pranojë kërkesën e SPAK-ut për arrest shtëpie me policë tek dera do të jepet nesër në orën 15:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit