Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në qytetin Passau në Gjermani. Mediat raportojnë se një kamion ka përplasur disa këmbësorë në qendër të qytetit.
Nga të dhënat e para, një grua 37-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve edhe vajza 11-vjeçare e viktimës.
Mes frikës së shtuar në këtë fundvit për sulme terroriste, mediat vendase kanë raportuar se ngjarja e fundit është aksidentale.
Sipas tyre, drejtuesi i kamioni ka humbur kontrollin në tentativë për të parakaluar një makinë të ndaluar dhe më pas ka përfunduar në një zonë këmbësore.