Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla dhe me drejtorine e përgjithshëm të policisë, Muhamet Rrumbullakun, vizitoi mbrëmjen e sotme shtëpinë e Vionis Shehut, një prej punonjësve të policisë që përfitoi nga programi i kredive të buta nga qeveria.
“Kjo rritja e 2024-ës është një shumë e konsiderueshme për punonjësit e policisë, edhe për mjekët e përgjithshëm dhe arsimtarët,” u shpreh Rama.
“Kjo e ushqimit është një zgjidhje shumë e mirë. E kemi diskutuar gjatë edhe më përpara por është thjesht shtesa e pagesës sikur nuk shkonte shumë dhe tani krijuam sistemin me kartën e çdo familje të një punonësi policie.
Është vetëm për ushqime se kur ikin në shërbim, nuk mund ta bëjnë hajt se po marrim një biftek me shoqërinë. 100 mijë lekë plus nga pagat që është ushqim por si vlerë blerjesh edhe më shumë sepse është me skonto,” shtoi ai.