Një krim makabër ka ndodhur në Kroaci, ku një burrë i quajtur Zvonimir Drvodelić ka vrarë si nënën ashtu dhe bashkëshorten e tij.
Pasi ka vrarë nënën mësohet se personi në fjalë ka ndjekur bashkëshorten e tij në dyqan dhe më pas e ka vrarë me armë zjarri.
Pasi është arratisur nga vendi i krimit ai është mbyllur në shtëpinë e tij dhe ka kryer vetëvrasje.
Policia e Zagrebit njoftoi se rreth orës 11:20 në shtëpinë ku ndodhej i dyshuari, u gjetën trupat e një anëtari të moshuar të familjes dhe një burri, me shumë gjasa autorë të vrasjes dhe vetëvrasjes.
Qytetarët janë shprehur të tronditur pas krimit të frikshëm.
“Një çmenduri e plotë. Ishte me të brendshme, me pushkë në dorë, burri hyri në dyqan pas gruas së tij, e cila po vraponte në panik dhe po kërkonte ndihmë”, tha njeri prej dëshmitarëve.
Autoritet kroate kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen makabër.