-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Misteri dhe dyshimet/ Ra nga hoteli apo e hodhën, si vdiq pronarja e biznesit?

Kryesoret

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 34-vjeçares, e cila dyshohet se ra nga një hotel në Graçanicë. Sipas Policisë, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i hotelit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Graqanicë / 28.12.2023 – 03:23. Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën se një person dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një hoteli, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër e cila dyshohej pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

Mediat ne Kosovë raportojnë se viktima ka qenë e shoqëruar nga një person në hotel. Viktima Artila Kameri 34 vjeç ka qenë pronare e një biznesi për rregullimin e thonjve.

Në profilin e saj në Facebook, më 10 nëntor, ajo kishte shpërndarë një intervistë që e kishte dhënë për RTK-në, pasi kishte fituar çmimin e katërt në kampionatin botëror të estetikës që ishte mbajtur në Napoli të Italisë. Ajo la një vajzë jetime. Disa vite më parë 34-vjeçarja ka humbur edhe të shoqin, i cili ka kryer vetëvrasje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit