Drejtor i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka folur për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke theksuar se procesi hetimor vazhdon në disa faza.
Hoxha ka thënë se mbetet të zbulohet motivi i vrasjes dhe se për këtë gjë janë duke u hetuar disa pista. Ai ka thënë se s’mund të flasë asgjë për motivin, derisa nuk dihet motivi.
“Procesi hetimor vazhdon në disa faza. Policia në këtë rast është treguar shumë efikase dhe profesionale. Në afat rekord ka sqaruar vrasjen dhe të arrestojë personat e involvuar në këtë rast. Mbetet të zbulohet për motivin e kësaj vrasje. Jemi duke hetuar disa pista, por s’mund të bëjë publike derisa të kemi të kristalizuar motivin”, ka thënë Hoxha në FRONTAL.
I pyetur për arresitme të reja të mundshme për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Hoxha ka thënë se s’përjashtohen dhe se ende s’ka përfunduar e tëra.
Hoxha ka thënë se sqarimet që janë dhënë nga Naim Murseli dhe personat e tjerë s’kanë qenë bindëse.