Lajmi i rinovimit të kontratës së trajnerit Carlo Ancelotti me Real Madridin, me trajnerin italian që ka firmosur vazhdimin e “martesës” me Los Blancos deri më 30 qershor 2026, do të ketë tingëlluar si një dush i ftohtë, ose më mirë i ngrirë, në Brazil.
Dihet se Federata e Futbollit Brazilian kishte shfaqur një interes të fortë për trajnerin prej muajsh, por në fund ai i tha jo idesë magjepsëse për të qenë në krye të Selecao, duke preferuar t’i jepte vazhdimësi punës së tij kryeqytetin spanjoll.
Nga ana braziliane, megjithatë, kërkimet për një trajner të ri vazhdojnë, duke qenë se komisioneri teknik aktual Diniz e ka marrë detyrën në mënyrë të përkohshme.
Dhe sipas asaj që raporton Globosport, mund të jetë koha e rikthimit në stolin e 5 herë kampionëve të botës, ajo e veteranit Luiz Felipe Scolari (75 vjeç).
Në këtë rast do të ishte eksperienca e tij e tretë në timonin e Brazilit, e para nga viti 2001 deri në 2002 përfundoi me fitoren e Kupës së Botës Japoneze-Koreane kundër Gjermanisë, e dyta nga 2012 deri në 2014 që përfundoi shumë më keq.
Vitet e fundit Scolari ka qenë gjithmonë trajner në atdheun e tij mes Atletico Mineiro (ku ai është ende trajneri aktual), Athletico Paranaense, Gremio dhe Cruzeiro pas një rikthimi tjetër, atë te Palmeiras.