-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beqja me një këmbë në burg/ Pesë hetimet që po e palosin

Kryesoret

Ish-ministri që aktualisht ndodhet në masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe që i është bllokuar pasaporta për të dalë jashtë vendit po përballet me hetime nga të gjitha krahët. Në hetim është edhe gruaja e tij Adriana Beqaj. Nisur vetëm nga ajo që ka dalë në media janë të paktën pesë hetime që janë fokusuar rreth socialistit që do të mbetet në memorie për koncesionet në shëndetësisë, të cilat të gjitha kanë përfunduar në SPAK.

Shtëpi apo qeli, ku do ta hajë Beqja Vitin e Ri? Eksperti te “5Pyetjet.al”: Hetimi u hap…

Por cilat janë hetimet?

Në 24 orët e fundit ka pasur një kontroll të fortë dhe me imtësi në disa farmaci, mes tyre “Delta Phrma” dhe “Ditë Natë”, shtëpinë e ish-ministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë në detyrën e fundit që ka mbajtur, por edhe kur ka qenë në postin qeveritar. Avokati i tij Ermal Yzeiraj tha se Beqajt i janë sekuestruar telefonat, kompjuteri, USB-të dhe dokumentet që kishte në shtëpi. Gjithashtu deklaroi se referuar dokumenteve të gjykatës, Beqaj është përgjuar bashkë me bashkëpunëtorët e tij.

Ilir Beqaj flet pas kontrollit në banesë: Hetimet janë për persona të tjerë

Ish-ministri po hetohet jo vetëm për koncesionin e sterilizimit ku ndodhet më dy masa sigurie, por edhe për Check-Up-in. Gjithashtu ndaj tij po kryhet një hetim pasuror, i cili është shtrirë tek lidhjet e mundshme që mund të ketë me një rrjet farmacish nisur nga disa transaksione që janë bërë me vlerë miliona euro. Jo vetëm kaq, por Beqaj po hetohet edhe për fondet lidhur me kohën që ka qenë në krye të Agjencisë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si (SASPAC) në varësi të Kryeministrit.

Avokati: Beqjat i morën telefonat, kompjuterin, USB-të dhe dokumentet në shtëpi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit