-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtëpi apo qeli, ku do ta hajë Beqja Vitin e Ri? Eksperti te “5Pyetjet.al”: Hetimi u hap…

Kryesoret

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, gruaja dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt janë vendosur nën kontroll nga SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit referuar hetimeve që po zhvillohen për pasurinë e socialistit, pasi dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme. Por a ka mundësi që nisur nga kontrollet e fundit dhe gjetjet, SPAK-u të kërkojë një masë më të fortë sigurie për Ilir Beqajn? Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë për “5Pyetjet.al” me “Skype” tha se kjo mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndryshim të masës së sigurisë.

Unë flas për fenomene, nuk flas për individë konkretë, që të lexoj një dosje dhe të them ku po shkojnë hetimet. Atë përgjigje e ka kthyer vetë zoti Dumani. Që është në hetim. Është hapur hetimi në disa pista, disa veprimtari të tjera, nuk mbetet vetëm tek sterilizimi. Do të shikojmë si do të vijojnë hetimet dhe ndryshimet e mundshme të masës së sigurisë dhe akuzat e tjera që mund të ngrihen” tha ai.

Vetë Ilir Beqja sot në SPAK është shprehur se edhe kur ka qenë ministër, edhe tani, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë interes ekonomik apo financiar nga kompanitë farmaceutike. Komentet Beqaj i bëri pasi doli nga ambientet e SPAK, ku ishte thirrur në kuadër të hetimit për çështjen e “Sterilizimit”. Beqaj tha gjithashtu se ditën e djeshme është kontrolluar banesa e tij me vendim gjykate, ku sipas tij, gjetën vetëm sendet e tij personale.

Po vijnë prangat? Tre goditje të forta brenda një dite për Ilir Beqajn

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit