-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KFOR-i katërfishon trupat në Veri, Ulutash: Situata e qetë por e brishtë

Kryesoret

Komandanti i KFOR-it, Okzan Ulutash thotë se kanë katërfishuar numrin e trupave që po operojnë në Banjskë.
“Në përgjithësi, situata në terren është e qetë, por e brishtë. Ne po ndjekim nga afër çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë. Pas një rritjeje të tensioneve në muajt e fundit, NATO ka vendosur 1000 trupa shtesë dhe mjete më të rënda. Ne kemi katërfishuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare administrative. Këto janë hapa të matur për të siguruar që misioni i KFOR-it të ketë burimet e nevojshme”-tha ai.

Në intervistën për KosovaPress, Ulutash e vlerëson të qetë situatën në veri të vendit, por thekson se e njëjta vazhdon të jetë e brishtë. Ai vlerëson bashkëpunimin me Policinë e Kosovës.
“NATO ka dislokuar forca shtesë rezervë me kapacitete shtesë në Kosovë, pas tensioneve të fundit, në mënyrë që të përmbushë mandatin e saj të OKB-së dhe të pengojë çdo veprim të mëtejshëm. Fuqia e misionit tonë është aktualisht prej rreth 5,000 trupash, me kontribute nga 27 vende, duke përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s. Mandati i KFOR-it është i qartë, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999; të sigurojë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, dhe lirinë e lëvizjes” u shpreh Ulutash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit