Në konflikt midis dy personave ka arritur deri në plagosje me armë zjarri.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Mali i Bardhë i Kurbinit.
Admir Lika, 30-vjeç ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur bashkëfshatarin e tij, 33 vjeçarin Fatjon Lika.
Autori është futur futur në lokal të fshatit, duke qëlluar me pistoletë 33 vjeçarin.
Më pas është njoftuar policia e Kurbinit e cila është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin e traumës.