Mesditën e sotme Gjykata e Posaçme pritet të shpallë vendimin mbi pranimin ose jo të kërkesës së SPAK për dërgimin në “arrest në shtëpi” të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Juristi Romeo Kara, një nga njerëzit që ka bërë disa padi kundër Sali Berishës duke e akuzuar për dosjen e privatizimit të OSHE-së dhe marrëveshjen e shitjes së aksioneve të CEZ në një intervistë për “5Pyetjet.al” me “Skype” u shpreh se gjykata fillimisht i bllokoi pasaportën ish-kryeministrit pasi mund të arratisej.
“Ai është me statusin e një personi të paraburgosur. Këtë e shpreh ligji qartë dhe do të trajtohet si i tillë dhe nuk do të çuditeni që tre ditë pasi të merret vendimi i arrestit, Berisha do të shkojë me detyrim në gjykatë, jo me makinën e tij dhe rojet personale, por i shoqëruar nga policët.
Do të kemi një tjetër hap, prandaj Berisha dhe avokatët e tij po bëjnë këtë luftë procedurale, që të mos thyhet miti i tij, që nuk është i lirë dhe që mbikëqyret nga policia. Pse ndodhi ajo me Ahmetajn u kërkua bllokimi i pasaportës për Berishën. Ky është deduksioni që u nxjerr. A keni parë ju, frikacak më të madh se (Berisha) të përballet me ligjin, nuk ka. Unë e njoh nga Dhjetor ’90.
Ku do të arratisej? Ai mund të shkonte, nuk e di se në çfarë vrime do të futej. Fakti që është parë e arsyeshme bllokimi i pasaportës, SPAK-u e ka menduar këtë. Ata kanë menduar po sikur të ndodhë kjo? Pse duhet ta besojmë që Berisha nuk ikën dhe Ben Ahmetaj nuk ikën dot?” tha ai për “5Pyetjet.al”.