-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Arrestimi i Berishës ka si qëllim përçarjen

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dhënë një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, ku është ndalur tek arrestimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Ndërkohë që pritet goditje ndaj korrupsionit të lartë në nivel qeveritar vjen lajmi për arrestimin e Sali Berishës” u shpreh Salianji sipas të cilit është kufizim i të drejtës politike dhe kundër kushtetutës.

Salianji deklaroi se në dy vitet e fundit në selinë e PD-së kanë ndodhur shumë debate dhe konflike dhe se masa e marrë ndaj Sali Berishës ka si qëllim e përçarjen e opozitës.

“Goditja ndaj Sali Berishës ka qëllim të mbjellë frik dhe përçarje dh ne duhet ti përgjigjemi bashkarisht me guxim dhe kurajo. Është e ditur dhe e njohur publikisht se ne kemi pasur debate të brendshme, tensione dhe konflike që kanë kulmuar në këtë seli, besoj se sot është dita më shumë se kurrë që ti hedhim të gjitha pas.

Me ngjarjen e fundit me izolimin e Sali Berishës, me burgosjen e liderit dhe udhëheqësit të Opozitës ka ardhur momenti të hedhim një hapë më shumë në unifikim. Këtë duhet ta bëjmë për demokratët, për një Opozitë të fortë dhe të bashkuar” u shpreh Salianji teksa e mbylli me një urim për Vitin e Ri për të gjithë shqiptarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit