-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak: Kosova më në fund pritet të ecë përpara, në 2024-tën presim të nisë themelimi i Asociacionit

Kryesoret

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur specifikisht për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe njëfarë progresi të arritur në këtë drejtim në një intervistë për mediumin serb, “Politika”.

Lajçak tha se pritet që “Kosova më në fund të ecë përpara” drejt themelimit të Asociacionit, dhe Serbia paralelisht “t’i përmbushë pjesët thelbësore të obligimeve të saj sipas marrëveshjes”. Ai tha se zbatimi nuk mund të jetë proces i pafund dhe se presin që themelimi i Asociacionit të nisë në fillim të vitit 2024.

“Diskutimet për hapat e veprimet dhe renditjen e tyre janë duke vazhduar dhe ne presim që palët të arrijnë një marrëveshje së shpejti në mënyrë që më në fund të fillojë zbatimi. Është e qartë, megjithatë, se derisa Kosova më në fund pritet të ecë përpara me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, Serbia pritet të përmbushë paralelisht pjesët thelbësore të obligimeve të saj sipas marrëveshjes.

Ky proces duhet të jetë transparent dhe i drejtë”, tha Lajçak i pyetur se kur pret që dialogu të rifillojë dhe çfarë është diskutuar në takimet e fundit të veçanta me negociatorët kryesorë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq”.

Lajçak tha se nga “bisedimet shtesë” të dhjetorit ka pasur “disa përparime”, ndërsa shton se pret që në vitin 2024 të bëhet përparim në zbatimin e marrëveshjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit