-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Traditat që fati i mirë t’ju ndjekë gjithë 2024

Kryesoret

Në Skoci, natën e Vitit të Ri lidhet me Hogmanay, apo këmba e parë, siç e quajnë vendasit, i referohet personit të parë që shkel në shtëpinë e dikujt pas mesnatës. Vizitori i parë atje duhet të jetë një mashkull i gjatë, me flokë të errët që sjell copa qymyri, bukë, kripë dhe uiski. Në Japoni, tempujt budistë u bien kambanave 108 herë në natën e Vitit të Ri. Kjo është për shkak se në Budizëm, besohet se ekzistojnë 108 lloje të dëshirave tokësore dhe çdo goditje e ziles do të heqë një dëshirë. Tradita quhet Joya no Kane. “Jo” do të thotë “të flakësh të vjetrën dhe të kalosh tek e reja” dhe “Ya” do të thotë “natë”, sipas Japan Today.

Në Greqi, shumë familje shkojnë në kishë ditën e Vitit të Ri e pas shërbesës, varin qepë në dyer ose në shtëpitë e tyre si simbol i shëndetit të mirë, pjellorisë dhe jetëgjatësisë. Mjaft gjermanë ndërkohë, së bashku me disa europianë të tjerë, e kanë kthyer në traditë të shohin të njëjtën komedi britanike bardhë e zi nga vitet 1960, mbi një shërbyes që i shërben punëdhënësit të tij 90-vjeçar dhe mysafirëve të saj imagjinarë të vdekur, në natën e Vitit të Ri. Filipinasit mbushin xhepat me monedha ose i lënë nëpër tryeza, që të tërheqin fatin e mirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit