-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngjarjet që tronditën botën, dora e babait dhe puthja fatale…

Kryesoret

Nga lufta Izrael-Hamas tek tërmetet që goditën Marokun dhe Turqinë, duke kaluar nga kundërsulmi i Ukrainës apo greva në Hollywood, ja disa nga ngjarjet që shënuan vitin 2023 në botë. Natën e 5-6 shkurtit, një nga tërmetet më vdekjeprurëse në 100 vitet e fundit shkaktoi shkatërrime të mëdha në Turqinë juglindore dhe një pjesë të Sirisë.

Tërmeti me magnitudë 7.8, i cili u pasua nga një tjetër nëntë orë më vonë, vrau të paktën 56,000 njerëz, 6,000 prej tyre në anën siriane. Një nga imazhet që trondit botën ishte fotoja e babait që i shtrëngon dorën vajzës 15-vjeçare të varrosur nën rrënoja në Turqi.

Një tjetër tërmet vdekjeprurës goditi Marokun. Ishte ora 23:11 e së premtes, më 8 shtator, kur një tërmet i fortë tronditi rrethin e Marrakeshit në qendër të mbretërisë. Me magnitudë 6.8 deri në 7 ballë, më i forti i regjistruar ndonjëherë në këtë vend, tërmeti la afro 3000 të vdekur dhe më shumë se 5600 të plagosur. Dy grushte shteti ndodhën në vitin 2023 në Afrikë në Nigeri dhe Gabon.

Inteligjenca artificiale po pushton Hollywood-in. Që nga maji, skenaristët amerikanë, të cilëve iu bashkuan në mes të korrikut edhe aktorët, dolën në grevë për të kërkuar paga më të mira dhe kuadrin rregullator të inteligjencës artificiale.

Hëna është përsëri në zemër të garës hapësinore. India më 23 gusht arriti të zbarkojë për herë të parë një raketë pa pilot, Chandrayaan-3 (në sanskritisht “anija hënë”) në një zonë të paeksploruar pranë Polit të Jugut.

Puthje e detyruar në futbollin spanjoll. Më 20 gusht, pasi Spanja fitoi Kupën e Botës për femra në Sidnej, Luis Rubiales, atëherë president i Federatës Spanjolle të Futbollit, papritmas puthi në buzë sulmuesen Jenny Hermoso, duke shkaktuar zemërim ndërkombëtar duke sjellë shkarkimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit