Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë i shkallës Rihter goditi provincën indoneziane Aceh, fatmirësisht nuk ka viktima.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti me magnitudë 5.9 ballë, epiqendra e të cilit ishte 362 kilometra në lindje të qytetit Sinabang, ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash nën det.
Indonezia, një arkipelag i madh me më shumë se 270 milionë banorë, ndodhet në zonën sizmike të Paqësorit, e njohur edhe si “Unaza e Zjarrit”, ku lëvizjet sizmike dhe shpërthimet vullkanike janë më të zakonshmet në botë.