Një aksident ka ndodhur në Kryqëzimin e Galicës në qytetin e Fierit.
Drejtuesi i një motoçiklete është përplasur me një automjet dhe për pasojë ka humbur kontrollin dhe ka mbetur i lënduar.
Drejtuesi i motoçikletës është dërguar me ambulancë në spital për të marrë ndihmën e parë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.