-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Janë vrarë 4 persona nga sulmet në Kiev

Kryesoret

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se katër persona janë vrarë dhe të paktën 92 të tjerë janë plagosur gjatë një breshërie sulmesh me raketa dhe dronë të kryer nga Rusia më 2 janar, përderisa ushtria ukrainase tha se madhësia e sulmit ishte e ngjashme me një sulm masiv të kryer nga Moska ditë më parë.

Mëngjesin e 2 janarit, kryeqyteti ukrainas, Kiev, u godit nga shpërthime, thanë autoritetet. Në disa zona të Kievit është ndërprerë energjia elektrike, përderisa sistemet e mbrojtjes ajrore raportuan se kanë zmbrapsur një sulm të Rusisë me raketa, që erdhi disa orë pasi Moska sulmoi këtë qytet me dronë. Në Harkiv, një person raportohet se është vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur në sulmet masive ruse në këtë qytet.

Sulmet vijnë një ditë pasi Rusia lëshoi 90 dronë Shahed në mbarë Ukrainën. Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se shteti i tij do të “intensifikojë” sulmet ndaj Ukrainës.

Paralajmërimi i Putinit më 1 janar erdhi pas granatimeve në qytetin kufitar rus të Belgorodit, ku u raportua për dhjetëra të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Rusia ka fajësuar Ukrainën për sulmin e 30 dhjetorit të vitit 2023.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky tha se Rusia ka lëshuar në shtetin e tij rreth 170 dronë Shahed, të prodhimit iranian, dhe dhjetëra raketa të ndryshme që nga 31 dhjetori.

“Për të tretën ditë me radhë, mbrojtja jonë ajrore po bën punë të jashtëzakonshme”, shkroi Zelensky në Telegram.

“I falënderoj të gjithë partnerët tanë që kanë ndihmuar në forcimin e mbrojtjes tonë ajrore. Është e qartë se kjo ndihmon në shtupimin e qindra jetëve çdo ditë dhe natë të cilat do të merreshin nga terrori rus nëse nuk do të ishte për Patriotët dhe sistemet e tjera të mbrojtjes ajrore”, shtoi ai. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit