Uji që rrjedh në kanalin në anë të rrugës prish qetësinë e mëngjesit në fshatin Borje, në veri të Shqipërisë.
Një kafene e vogël në qendër të tij ishte pothuajse e zbrazët në një paradite të fund-dhjetorit.
Ka dhjetë vjet që Biljana Jonuzi e ka hapur atë bashkë me bashkëshortin.
“Pak kemi punë se nuk ka njerëz”, thotë Biljana teksa rregullon shaminë me ngjyra, e cila karakterizon shumicën e grave në zonë.
E lindur dhe e rritur në Borje, 61-vjeçarja kujton se shumë bashkëfshatarë të saj, e sidomos të rinj, kanë migruar nga fshati.
“Ikin të gjithë në Gjermani, në Angli, në Itali… Kemi mbetur vetëm pleq”, thotë Biljana për Radion Evropa e Lirë.
Mungesa e vendeve të punës, por edhe pozita e izoluar e fshatit janë, sipas saj, arsyet kryesore të migrimit të banorëve me etni kryesisht gorane.
Sipas Bashkësisë së Kukësit nga ky fshat kanë migruar rreth 300 banorë.
Në gjithë Shqipërinë, vetëm gjatë këtij viti kanë migruar afër 14 mijë qytetarë në formë legale, tregojnë të dhënat zyrtare.
Fshati malor i Borjes me rreth 900 banorë gjendet rreth 2 kilometra larg kufirit me Kosovën, ndërsa qytetin më të afërt të Shqipërisë, Kukësin, e ka rreth 30 kilometra larg. (Lexo KETU shkrimin e plote).