-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i ftohtë godet Japoninë, në garë me kohën për të shpëtuar të mbijetuarit

Kryesoret

Punëtorët e shpëtimit në Japoni po vazhdojnë të nxjerrin njerëzit e mbijetuar nën rrënojat mirëpo duket se kjo punë nuk do të jetë edhe aq e lehtë pasi pritet që temperaturat të jenë shumë të ftohta.

Sipas parashikimeve do të nisë një mot i ftohtë me shumë reshje. Dhjetra persona dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesava të rrëzuara. Raportohet se deri më tani nga ky tërmet kanë humbur jetën 62 persona.

Meteorologët kanë paralajmëruar se do të ketë shira të rrëmbyeshëm në Ishikava, duke shtuar shqetësimet se mund të ketë rrëshqitje të dheut dhe të ketë dëme edhe më të mëdha në ndërtesat që janë buzë shembjes. Temperaturat gjatë natës pritet të jenë rreth 4 gradë Celsius.

Zyrtarët japonezë kanë paralajmëruar se ka gjasa që shteti të goditet nga tërmete edhe më të fuqishme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit