-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pakti Kosovë-Serbi? Veton Surroi: Marrëveshjet nuk mund të jenë menu restoranti

Kryesoret

Viti 2023 u karakterizua nga një acarim i skajshëm i tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, që kulmoi me sulmin e një grupi të armatosur serb në fshatin Banjskë. Trysnia ndërkombëtare u shtua ndjeshëm ndaj të dyja vendeve drejt arritjes së normalizimit të marrëdhënieve pas gati një çerek shekulli të përfundimit të luftimeve mes tyre. Por ndërsa janë vënë re përparime, si marrëveshja e Ohrit, që parashikon një plan të qartë veprimi dhe zbatimi, apo edhe zgjidhja e çështjes së targave të makinave në prag të fundvitit, normalizimi duket ende i largët për të dyja palët.

Në një intersvistë për Zërin e Amerikës studiuesi Veton Surroi thotë se pa një marrëveshje të përligjur mbi normalizimin Kosovë-Serbi, nuk mund të ecet përpara. Ai shton se në ndryshim nga qeveria e Kosovës, që e ka pranuar marrëveshjen bazike, mbi të cilën do të ndërtohet më tutje procesi negociator, qeveria e Serbisë, ka thënë se pranon disa prej pikave të saj, e jo të tjera.

Por marrëveshjet thotë zoti Surroi, nuk mund të jenë ‘menu restoranti’, në të cilën ti zgjedh njërën pjatë, e tjetrën jo. Duke i referuar çështjes së Asociacionit, ku është përqëndruar edhe trysnia kryesore ndërkombëtare ndaj Prishtinës, zoti Surroi thotë se Kosova nuk mund të trajtojë çështje të veçanta të marrëveshjes nëse Serbia nuk e pranon marrëveshjen si tërësi.

Gjatë intervistës me Zërin e Amerikës zoti Surroi, flet mbi zgjedhjet e pritshme në katër komunat me shumicë serbe, shanset e futjes në një cikël të ri përplasjesh mes komunitetit ndërkombëtar dhe Prishtinës, si dhe mbi shqetësimin e disa analistëve në Kosovë, se një ndryshim i administratës në Uashington mund të risillte në tryezën e bisedimeve, idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit