-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthime pranë varrit të gjeneralit, 73 të vdekur në Iran

Kryesoret

Të paktën 73 persona janë vrarë dhe 170 të tjerë janë plagosur pas shpërthimeve në një ngjarje në Iran, e organizuar për të nderuar një gjeneral që u vra në një sulm ajror amerikan më 2020, raportuan të mërkurën mediat shtetërore, shkruan BBC.

Babak Yektaparast, zëdhënës i shërbimit emergjent të Iranit, njoftoi për numrin e viktimave. Shpërthimet ndodhën në ngjarjen e organizuar për të shënuar 4-vjetorin e vrasjes së gjeneralit, Qassem Soleimani, që udhëhiqte forcat elite Kuds, të Gardës Revolucionare Islamike. Ai u vra në një sulm me dron të kryer nga SHBA-ja në Irak në janarin e vitit 2020.

Shpërthimet ndodhën afër vendimit ku është varrosur Soleimani në Kerman, që gjendet 820 kilometra në juglindje të kryeqytetit iranian, Teheran.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka shkaktuar shpërthimet. Autoritetet thanë se disa persona u plagosën përderisa po iknin nga vendi i ngjarjes.

Soleimani ishte arkitekt i aktiviteteve ushtarake rajonale të Iranit dhe konsiderohej si ikonë kombëtare në mesin e mbështetësve të teokracisë në Iran.

Në funeralin e Soleimanit më 2020 mijëra njerëz morën pjesë dhe shtypën njëri-tjetrin, duke lënë të vdekur 56 persona dhe mbi 200 të plagosur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit