Anija e marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës “USNS Trenton” (T-EPF 5) është ankoruar në portin e Durrësit.
Forca Detare Amerikane, njofton se ajo është një nga anijet më të shpejta që ka Marina amerikane.
Është operacionale dhe mbështet një gamë të gjerë misionesh që përfshinë ndihmën humanitare apo ndaj fatkeqësive natyrore.
Komandanti Damon Bateson e konsideron vizitën në portin e Durrësit si një shenjë e cila konfirmon vlerat e përbashkëta dhe partneritetin mes SHBA-së dhe Shqipërisë, teksa dy vendet së bashku garantojnë sigurinë dhe stabilitetin Detin Mesdhe dhe Europë.