-sidi education-spot_img
14.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Argita Malltezi poshtë shtëpisë së Berishës: Babai ka qenë në punë non stop

Kryesoret

E bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi së bashku me dhjetëra mbështetës janë mbledhur në shenjë solidarizimi poshtë pallatit ku i ati qëndron në arrest shtëpie.

Ajo u shpreh se gjatë ditëve të arrestit në shtëpi ish-kryeministrit ka qenë duke punuar dhe duke u marrë me çështje të organizimit të partisë.

Sa i përket mundësisë për ashpërsimin e masës së sigurisë nga SPAK duke marrë parasysh organizimet e fundit, ajo tha se “në shtetin pa ligj nuk ka asgjë që nuk mundet të ndodhë”.

“Babi ka qenë në punë non stop. Edhe kur ka qenë me grip u angazhua në mesazhin që u përçua në mënyra të ndryshme për simpatizantët, por edhe më çështje të tjera të organizimit. Ka qenë më i qetë dhe i përqëndruar, por me punë intensive” u shpreh Argita Malltezi në dekaratat e saj për mediat.

Pse po protestohet poshtë shtëpisë se z. Berisha dhe jo para SPAK-ut sikurse ishte thënë nga vetë ai?

Sigurisht që çdo gjë modelohet sipas rrethanës dhe këto janë rrethanat që u krijuan. Askush nuk e besonte se mund të shkelej Kushtetuta dhe ligjet. Dhe këto njerëz iu përgjigjën sulmit që iu bë dinjitetit të tyre.

A mendoni se SPAK mund të kërkojë ashpërsim të masës së sigurimit?

Tashmë nuk them për asgjë nuk mundet. Në këtë shtet pa ligj që shkel kushtetutën. Ky është një vendim i pabazuar në ligj.

Shtëpia e Berishës rrethohet sërish nga mbështetësit, mes tyre dhe e bija Argita

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit