-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bie numri i emigrantëve shqiptar në Britani, ja cili shtet kryeson

Kryesoret

E përditshmja britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull emigracionit. Tanimë vihet re një rritje e emigrantëve turq, pasi numri i tyre është trefishuar. Numri i njerëzve nga Turqia që arritën në Mbretërinë e Bashkuar u rrit nga 1,127 në 2022 në 3,060 vitin e kaluar, duke e bërë Turqinë vendin e tretë më të madh për mbërritjet me varka të vogla pas Afganistanit dhe Iranit.

Shqipëria nuk kryeson më listën e kalimit të paligjshëm të emigrantëve për në Mbretërinë e Bashkuar. Gazeta prestigjioze “The Telegraph” shkruan se ka një rënia prej 93% krahasuar me shifrat e vitit 2022.

“Kalimet nga shqiptarët, të cilët përbënin një të katërtën e 45,774 njerëzve që kaluan Kanalin në vitin 2022, ranë me 93% pasi Ministria e Brendshme ra dakord për një marrëveshje të shpejtë të kthimit, solli rregulla të reja dhe vendosi të godasë fermat e paligjshme të punës dhe kanabisit të drejtuara nga bandat shqiptare në MB”, thuhet në shkrimin e “The Telegraph”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit