Sekretari i Punëve të Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar David Cameron ka zgjedhur të vizitojë Kosovën për herë të parë. Gjatë takimit që zhvilloi me Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ai tha se vendi ii tij po investon 45 milionë paund për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
“Ne jemi këtu për t’ju mbështetur, për t’ju promovuar, për t’ju ndihmuar në të gjitha mënyrat që mundemi”, tha fillimisht Cameron.
“Ne jemi krenarë me faktin se Britania luan një rol të madh në KFOR. Ne kishim mbi 600 trupa britanike këtu këtë vit. Ne jemi krenarë për trajnimin dhe mbështetjen që po u japim forcave tuaja të armatosura dhe suksesin e madh që ata kanë pasur në stërvitje në Mbretërinë e Bashkuar.
Pra, ne kemi folur për sigurinë, kemi folur për ekonominë tuaj e cila po tregon rritje të mirë këtë vit dhe ne duam të bëjmë më shumë për t’ju ndihmuar ekonomikisht, për t’ju ndihmuar të siguroni punë dhe mjete jetese për njerëzit tuaj. Dhe ne kemi folur për luftën tuaj kundër korrupsionit dhe atë që po bëni për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të ndërtuar qeverisjen e mirë këtu në Kosovë. Të gjitha këto janë fusha ku ne po ndihmojmë. Ne duam të vazhdojmë të ndihmojmë”, tha ai.
David Cameron nis vizitat në Kosovë, takohet me Ministren e jashtme