E ardhmja e Armando Brojës te Chelsea është e paqartë dhe sulmuesi i Shqipërisë mund të ndryshojë skuadër në merkaton e verës.
Për shërbimet e lojtarit kuqezi ka një interes të madh nga West Ham, por duket se “Blutë” e Londrës kanë skenarë të tjerë për largimin e tij.
Sipas “The Sun”, drejtuesit kërkojnë përforcime dhe mendojnë të sakrifikojnë Brojan.
Por jo vetëm kaq pasi për talentin portugez, Antonio Silva drejtuesit do të ofrojnë edhe 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.