-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Washington Post”: Biden dështoi, Vuçiç luan me dy maska!

Kryesoret

Kriza në Serbi vazhdon. Protestat e opozitës nuk ndalen. Vuçiç nuk bën asnjë hap pas. “Washington Post” kritikon qasjen e butë të Shteteve të Bashkuara ndaj Serbisë.

Gazeta amerikane thekson se politikat e presidentit Joe Biden për ta larguar Beogradin nga Moska kanë dështuar dhe se është koha për një rrugë të re.

“Politika e zotit Biden ishte të përqafonte presidentin autoritar të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një përpjekje për të larguar vendin e tij nga Rusia. Kjo politikë duket gjithnjë e më shumë si një dështim”, thuhet ndër të tjera në artikullin e “Washington Post”.

“Washington Post” vë në pah lojën me dy maska të Vuçiç, ku në njërën anë kërkon raporte të ngushta me Rusinë dhe në anën tjetër siguron perëndimin se do ta anëtarësojë vendin në BE.

“Pas dyerve të mbyllura, Vuçiç ka të ngjarë të qetësojë liderët perëndimorë duke thënë se ai është ende në anën e tyre – se e gjithë kjo është thjeshtë për show.

Por duke pasur parasysh sa pak ka dhënë politika pajtuese, administrata Biden duhet të pyesë veten nëse është koha për të provuar diçka të re”, shkruan “Washington Post”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit