Vangjel Tavo ka hedhur poshtë pretendimet e mediave greke, se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar që të marrë drejtimin e bashkisë Himarë.
Në një reagim për News24, Tavo mësohet se ka thënë se “nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke”. “Nuk kam asnjë dëshirë të angazhohem në politikë”, thuhet se ka deklaruar Tavo.
Një ditë më parë, gazeta greke “Kathimerini” shkruante se “kryeministri Edi Rama ka propozuar Vangjel Tavon si kryetar të përkohshëm të bashkisë së Himarës”.
“Kathimerini” raportonte se Rama dhe Tavo janë takuar në një kafene të njohur në Tiranë dhe aty kryeministri shqiptar, pasi i ka shprehur dëshirën për t’i dhënë fund ngërçit me Athinën, i ka kërkuar ndihmë në këtë drejtim që Tavo të marrë përsipër rolin e kryebashkiakut të përkohshëm gjashtëmujor të Himarës.