-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata lë në burg pa afat të tmerrshmin e Shkodrës

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin për “arrest me burg” ndaj Behar Bajrit, i cili më 16 nëntor u ekstradua nga Franca. Bajri akuzohet për organizimin e vrasjes së Gjin Ndojit, plagosjen e Tauland Pepajt si edhe për planifikimin e disa atentateve të tjera.

Behar Bajri u arrestua  më 4 shtator në Francë, pas një operacioni të zhvilluar nga autoritetet franceze në bashkëpunim me policinë shqiptare. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit policor “Metamorfoza” që u zhvillua me urdhër të SPAK.

Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, si i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Dyshohet që ky grup kriminal është përfshirë në vepra penale të vrasjes dhe urdhërimit të tyre, pastrimit të parave dhe lojërave të fatit.

43-vjeçari ishte i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme së bashkë me 8 persona të tjerë, të dyshuar për 12 vepra penale, përfshirë: grup i strukturuar kriminal, vrasje me dashje, korrupsion, pastrim parash e shpërdorim detyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit