-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shtypje ndaj shqiptarëve në Preshevë”, Sveçla reagon pas refuzimit nga serbët

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se autoritetet serbe i kanë refuzuar vizitën që ai kishte planifikuar në Luginën e Preshevës.

“Mbrëmë në orët e vona, nga zyrtari ynë ndërlidhës në Beograd jam njoftuar se kërkesa jonë për vizitën e sotme në Luginë është refuzuar nga autoritetet e Serbisë pa asnjë arsye shpjegim”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook.

Gjithashtu Sveçla ka shtuar se ky veprim i kryer nga ana e serbëve është një dëshmi se si ata përpiqen të shtypin shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.

“Ky refuzim pa asnjë arsyetim nga Serbia disa orë para realizimit të vizitës, nuk zbehë qëllimet dhe angazhimin tonë për shqiptarët e Luginës. Ndër të tjera, nuk do të zbehë as dëshirën dhe qëllimin tim për realizim të vizitës atje, për të ndarë me shqiptarët e Luginës shqetësimet e padrejtësitë me të cilat ata ballafaqohen dhe angazhimet e institucioneve të Republikës sonë për ta”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit