Tronditet Tirana. Vëllai vret vëllanë në zonën e “Freskut”. Ishte ora 07:40 kur banorët e rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut në Tiranë dëgjuan të bërtitura nga shtëpia e Lulëzim Camit 69 vjeç.
“I dëgjova duke bërtitur, se bërtisnin gratë kur i gjetën. Ishin të rregullt. I vëllai nuk rri këtu, nuk e di ku rri. Erdhi në mëngjes edhe…” tha një banore e zonës.
Vehap Cami 63 vjeç qëlloi me pistoletë vëllain Lulëzim Cami 69 vjeç. Më pas u vetëvra. Krimi ndodhi në banesën e Lulëzim Camit.