-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kronologjia/ Erdhi nga Londra, i piu kafen dhe e vrau vëllanë brenda shtëpisë

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga tragjedia që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë ku vëllai vrau vëllanë dhe në fund e ktheu armën nga vetja.

Viktimat janë Lulëzim Cami 69 vjeç dhe Vehap Cami 63 vjeç. Shkak i krimit dyshohet të jetë bërë konflikti për pronat në Dibër.

Vehap Cami sapo ishte kthyer nga Londra, menjëherë sa shkoi në banesën e të vëllait, Lulëzimit, piu kafen e mëngjesit dhe nxori armën dhe duke e qëlluar për vdekje pas debatit.

Më pas qëlloi edhe veten. Në banesë kanë qenë edhe familjarët e tjerë të 68-vjeçarit, mirëpo fatmirësisht nuk janë lënduar.

Pronarja e shtëpisë që i kishte dhënë me qira banesën Lulëzim Camit ka folur për mediat. “Dëgjova teksa bërtisnin gratë kur i gjetën. Nuk i njohim. Vëllai nuk rri këtu” tha ajo për gazetarët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e Lulëzim Camit në zonën e Freskut në rrugën “Xhon Belushi” rreth orës 07:40. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës.

I shkoi në shtëpi në pikë në mëngjesit! Kjo është arsyeja që vëllai vrau vëllanë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit