SHBA-ja është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur ditën e sotme, ku një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri ndaj nxënësve të gjimnazit “Perry”, dhe më pas ndaj vetes.
Sipas raportimeve nga CNN, ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme, ku pritej që nxënësit e kësaj shkolle ti ktheheshin mësimit pas pushimeve për festat e fundvitit.
Si pasojë e të shtënave kanë mbetur disa persona të vdekur dhe disa të plagosur, raportojnë mediat e huaja, por ende nuk ka një informacion të plotë mbi dinamikën e ngjarjes.
Ndërkohë, Sherifi i Dallas Adam Infante ka thënë në një deklaratë për mediat se nuk do të japë detaje të hollësishme pa përfunduar të gjitha hetimet.
Të gjitha forcat policore tashmë janë në terren dhe klasat e shkollave të zonës janë boshatisur, ndërkohë që autoritetet thonë se ky është sulmi i dytë në 4 ditët e para të këtij viti.
BREAKING: Active shooter situation reported at Perry High School in Perry, Iowa, police say. https://t.co/OpKthGZwc1
— NBC News (@NBCNews) January 4, 2024