Një ngjarje e rëndë është parandaluar në burgun e Fierit, pasi i dënuari përjetë Dan Hutra, në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë, kishin thurur një plan për t’u arratisur ng burgu i Fierit.
Mësohet se Dan Hutra së bashku me Martin Kapllanin, Geraldo Veizajn dhe Feti Kovaçin kishin organizuar një plan arratisjeje, i cili ka dështuar në momentet e fundit.
Brenda qelisë së burgut, ata mësohet se kishin nisur prerjen e zgarës prej hekuri të dritares me mjete te improvizuara, por janë pikasur nga punojnësit e sigurisë së burgut të Fierit.
Më pas gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e sigurisë, në dhomën e Dan Hutrës, janë gjetur mjetet e përshtatura për arratisje, konkretisht një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara për të prerë kangjellat e dritareve.
Tentoi arratisjen nga burgu, ja kush janë 3 ndihmësat e Dan Hutrës