-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi arratisjen/ Kush është Dan Hutra? I burgosuri përjetë dhe vrasësi i 3 grave

Kryesoret

Ditën e sotme i burgosur përjetë, Dan Hutra tentoi të arratisej nga burgu i Fierit, duke thurur një plan në bashkëpunim me 3 të paraburgosur të tjerë.

Dan Hutra është autori i krimit të rëndë në Paskuqan ku plagosi me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Në vitin 2007 Hutra është akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëjetueses së tij, Dafina Havalja 22 vjeçe, me të cilën bashkëjetonte në një banese me qira në një lagje të Tiranës.

Lajmi i fundit/ Dan Hutra tenton të arratiset nga burgu i Fierit

Në atë kohë Hutra kishte qenë emigrant në Greqi dhe menjëherë pas krimit Interpoli u vu në lëvizje, se ai mund të arratisej nga momenti në moment.

Ndërsa në vitin 2003 mori peng nënën dhe kunatën, dhe përdhunoi kunatën tjetër.

 “Po, unë e kam vrarë gruan time, Dafinën, me thikë. Jemi grindur dhe më pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetëdijë”, deklaronte ai në atë kohë.

Tentoi arratisjen nga burgu, ja kush janë 3 ndihmësat e Dan Hutrës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit