Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano në një deklaratë për mediat u shpreh se shumë shpejt pritet të nisë puna për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Stano shtoi gjithashtu se Kosova kishte 10 vite kohë për të paraqitur një draft-propozim të saj për formimin e Asociacionit.
“Në këtë fazë të avancuar të procesit, pritet që së shpejti të fillojë me themelimin e Asociacionit së komunave me shumicë serbe. Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë”, tha Stano.
Ai përsëriti se draft-statuti i hartuar nga BE-ja është një mënyrë moderne dhe evropiane për zgjidhjen e çështjes së ndjeshme të mbrojtjes së pakicave.