Një profil i hapur ne rrjetin social “Tik Tok” dyshohet se çoi në aktin ekstrem të vetëvrasjes një 41 vjeçare nga Sukthi në Durrës. Bedrie Loka ndërroi jetë në datën 2 janar të këtij viti në spital pasi kishte konsumuar fotoksinë.
41 vjecarja ishte punonjëse në një kompani fasonerie në zonën e Fllakës dhe paraprakisht dyshohet se adresën në rrjetin social që mban foton dhe emrin e saj ja kanë hapur kolegët. Bashkëshorti i saj, i ardhur nga emigracioni para vitit të ri ka dëshmuar në polici duke akuzuar se profilet denigruese ia kishte hapur kushërira.
I hapën një profil denigrues në Tik Tok, vret veten me fotoksinë nëna e 4 fëmijëve në Durrës
“Në 27 dhjetor kam mbërritur në Shqipëri. Gruaja ka pasur stres dhe ankth kohët e fundit, mund të ketë kryer këtë veprim si pasojë, pasi rreth një vit më parë persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në Tik Tok në emrin e saj, dhe për këtë ka bërë kallëzim penal. Natën para ngjarjes, gruaja ka qenë në rregull dhe nuk ka pasur shqetësime dhe kemi festuar natën e Vitit të Ri.
Por prej kohësh ajo kishte shfaqur ide se nuk përballonte dot foton që i kishin publikuar në Tik Tok. Kur u ngrita në mëngjes e pashë të shtrirë te dhoma e ndjenjës, në mes të shtëpisë. E çova në spitalin e Durrësit dhe aty më thanë se ka pirë fostoksinë dhe e nisën në Tiranë”, ka deklaruar.
La 4 fëmijë jetimë! Dyshimet dhe pistat, pse i dha fund jetës gruaja në Durrës?