Personi në foto është nëna e katër fëmijëve që vrau veten pasi u bullizua në rrjetin social “Tik Tok”.
Një profil i hapur ne rrjetin social “Tik Tok” dyshohet se çoi në aktin ekstrem të vetëvrasjes një 41 vjeçare nga Sukthi në Durrës. Bedrie Loka ndërroi jetë në datën 2 janar të këtij viti në spital pasi kishte konsumuar fotoksinë.
41 vjecarja ishte punonjëse në një kompani fasonerie në zonën e Fllakës dhe paraprakisht dyshohet se adresën në rrjetin social që mban foton dhe emrin e saj ja kanë hapur kolegët. Bashkëshorti i saj, i ardhur nga emigracioni para vitit të ri ka dëshmuar në polici duke akuzuar se profilet denigruese ia kishte hapur kushërira.
Vetëvrasja e 41-vjeçares, shkak jo vetëm bullizimi në “Tik Tok”, dyshime dhe pista të reja hetimi