-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grabiti 26 shtëpi në Spanjë, shqiptarja nuk do të largohet pasi njohu partnerin në burg

Kryesoret

Një shqiptare që ishte anëtare e një bande që grabiti 26 shtëpi në një muaj e gjysmë në 2019 në Spanjë ka apeluar vendimin për dëbimin nga vendi pasi ajo ka njohur partnerin e saj në burg.

Sipas saj largimi me forcë nga Spanja, shkel të drejtat, mes tyre edhe të partnerit, një shtetas spanjoll të cilin e takoi në burg, por kjo nuk është marrë parasysh nga autoritetet.
Çifti kërkon madje të krijojë edhe një familje, sipas të dhënave spanjolli ka një servis makinash.

Gjykata e Lartë e Xustizës me një vendim nëntorin e kaluar rrëzoi pretendimet e kësaj shtetaseje. Ajo kujton në vendimin e saj se u arrestua menjëherë pas mbërritjes në Spanjë si autore e dyshuar e krimeve si pjesëtare në një grup kriminal, falsifikimit të dokumenteve, grabitjes me forcë, vjedhjes së targave, armëmbajtjes pa leje, pritjes dhe pastrimit të parave, për ngjarjet e ndodhura në nëntor 2019, ku nën shoqërinë e dy anëtarëve të tjerë të grupit, ajo mori me qira një shtëpi për pushime, duke paraqitur një kartë identiteti false greke në emër të një personi tjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit