-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia i troket në derë, Berisha i sfidon në Facebook (Postimi)

Kryesoret

Oficerët e policisë e kanë nisur këtë të premte duke ushtruar një kontroll në banesën e Sali Berishës, për të bërë konstatimet përkatëse mbi mënyrën si po zbatohet masa e sigurisë. Kontrolli vjen disa ditë pasi ish-kryeministri çdo mbrëmje del në ballkon dhe përmes një mikrofoni përshëndet demokratët që mblidhen poshtë pallatit ku është i mbyllur në arrest shtëpie.

Por në momentin që oficerët janë ngjitur në apartamentin e tij, Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale. “Mirëmëngjes miq, ndryshimi filloi!” shkruan Berisha duke e shoqëruar postimin me një video nga tubimi i pasdites së djeshme.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cilësoi ditën e djeshme daljet e Berishës në ballkon si të papranueshme dhe kërkoi nga Policia e Shtetit që ta trajtojë ish-kryeministrin si çdo qytetar tjetër i Republikës së Shqipërisë.

Berisha miting nga ballkoni, policia i shkon për kontroll

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit